Rëndom mund të shkosh në një klinikë private në Tiranë dhe rrethe të kryesh abort pa u identifikuar. Asnjë klinikë private në Shqipëri nuk kontrollohet për numrin e aborteve që kryen apo për mënyrën se si bëhen ato. Në rastet e komplikacioneve pacientët shkojnë në maternitet shtetëror, marrin shërbimin dhe largohen. Sërish askush nuk mban përgjegjësi se ku dhe si është bërë aborti.
Ministria e Shëndetësisë pranon se një urdhër i nxjerr në vitin 2013 ka shkaktuar jo pak probleme duke u lënë liri klinikave private të veprojnë jashtë çdo lloj kriteri.
Në një raport të INFPA vlerësohet se : “Evitimi i këtyre klinikave erdhi në atë kohë si pasojë e një sërë ngjarjesh me humbje jete pas abortit. Por, kjo dukshëm nuk ka ndodhur, pasi sipas raportimeve, vetëm 10% e aborteve janë bërë në sektorin privat. Kjo tregon se ka fshehje të të dhënave nga klinikat private edhe si kërkesë e adoleshentëve apo familjeve të tyre për të ruajtur anonimatin. Ndaj të miturat japin moshë dhe emër të ndryshëm kur regjistrohen në klinika”, – vlerëson UNFPA, shkruan GSH.
I pyetur në lidhje me këtë situatë, Zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj pranoi se vendimi i atëhershëm ishte një masë e nxituar dhe nuk u mor në bashkërendim me institucionet e tjera, që do të mundësonin zbatimin e tij. “Marrja e këtij vendimi erdhi në të njëjtën kohë me krijimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Praktikisht ISHSH është një institucion i ri dhe nuk i ka kapacitetet e nevojshme për të ushtruar kontrolle, por edhe përvojën e njohuritë e duhura për ta bërë këtë”, – shtoi Rjepaj./arbresh.info/
Vera e ardhshme pritet ta gjej me skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...