KLD nis hetim për 5 gjyqtarët e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë që shpallën pafajësi për anëtarët e të ashtuquajturës “Hakmarrje për drejtësi”
Procesi gjyqësor ndaj 11 anëtarëve të saj, të akuzuar për rreth 17 akuza penale zgjati rreth 20 vjet dhe u mbyll me vendim pafajësie.
Vetë Presidenti i Republikës, njëherazi Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë kërkoi fillimin e hetimeve dhe inspektorati i KLD-së filloi hetimin për të verifikuar dyshimet e arsyeshme të ngritura në media dhe në opinionin publik për shkelje disiplinore të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë.”
Pese gjyqtarët që do jenë në hetim nga KLD janë
-Alaudin Malaj,
-Artur Kalaja,
-Stavri Kallço,
-Sotiraq Lubonja
-Etleva Temo,
“Nga shqyrtimi paraprak i ngjarjes së transmetuar dhe nga shqetësimi i ngritur nga Presidenti i Republikës, njëherazi kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u konstatua se ka vend që Inspektorati i KLD-së, të verifikojë veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, Alaudin Malaj, Artur Kalaja, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo, për akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit në funksion të zgjidhjes së parregullt të një çështjeje gjyqësore penale” thuhet në njoftimin e KLD-së
Cfare do verifikohet ?
Konkretisht, në mbështetje të nenit 101 pika 1 të ligjit nr. 96/2016 duhet të hetohet nëse gjyqtarët që kanë gjykuar çështjen penale në fjalë:
– haptazi nuk i janë referuar ligjit ose fakteve për shkak të pakujdesisë së rëndë ose dashjes; apo
– në mënyrë të pajustifikuar, kanë kryer akte dhe sjellje të papërshtatshme gjatë ushtrimit të detyrës ose jashtë saj, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit ose që dëmtojnë rëndë besimin e publikut në sistemin gjyqësor.
Për efekt hetimi, Inspektorët e KLD-së, do të evidentojnë çdo të dhënë që lidhet me përmbajtjen e ankesës publike, si dhe të dhënat që tregojnë shkelje me pasojë përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarit.
Për këtë qëllim do të merren kopje të akteve që dokumentojnë rezultatet e hetimit, të administrohen regjistrimet audio të seancave gjyqësore, vendimi gjyqësor përfundimtar, si dhe të merren shpjegime nga gjyqtarët, sekretarja gjyqësore, prokurori i çështjes, kryetari i gjykatës, si dhe çdo subjekt tjetër që mund të ketë dijeni për rrethanat e hetimit.
PD akuzon kryeministrin se ka ndërhyrë në dhënien e vendimit të pafajësisë.
Ndërsa sot reagoi vajza e ish-drejtorit të Burgjeve Bujar Kaloshi, i cili u vra në vitin 1996 pranë banesës së tij dhe për këtë krim u akuzua “Hakmarrja për drejtësi”. Përmes një postimi në facebook ajo deklaroi se ishte një vrasje e dytë për babain e saj.
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...