Situtata e zjarreve në vend ka edhe një faturë financiare. Ministria e Mjedisit raporton se pa llogaritur vatrat e ditëve të fundit, dëmi i shkatuar është mbi 66 milionë lekë.
Dëmi mjedisor është edhe më i prekshëm. Flakët kanë përshkuar mbi 1 mijë e 100 hektarë pyje dhe kullota, nga të cilat 236 hektarë janë djegur plotësisht.
Zjarret kanë përfshirë pyje, zona të mbrojtura dhe kullota në të gjithë vendin. Sipas Inspektoriatit Shtetëror të Mejdisit dhe pyjeve, bimësia më e prekur janë shkurret, shrkaun Tch.
Sigurisht që shifrave të mësipërme do t’i shtohen dhe sipërfaqet që janë në djegje e sipër dhe një pasqyrë të plotë do të ketë kur të shuhen të gjitha vatrat.
Nga ana tjetër, autoritetet kanë nsiur disa procedime penale për zjarrvënie të qëllimshme dhe mbi 20 persona janë arrestuar në të gjithë vendin.
Shumica e zjarreve janë nga pakujdesia, ndihmuar nga kushtet kilmaterike gati ekstrme për vendin, por kjo gjë nuk i përjashton nga përgjegjësia penale personat që po hetohen.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...