Veliaj: “Rregulla shtesë për shëndetin e të vegjëlve; na duhet bashkëpunimi i prindërve për të mos rrezikuar asnjë fëmijë”
Të hënën e 1 Qershorit fëmijët e Tiranës do të rikthehen në çerdhe dhe kopshte. Por, këtë fundjavë, Bashkia e Tiranës po punon me orare të zgjatura që çdo gjë të jetë gati për mirëpritjen e vogëlushëve. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot në çerdhet 34, pranë shkollës “Ardian Klosi”, për të inspektuar masat shtesë që garantojnë shëndetin e fëmijëve, që nga dezinfektimi i mjediseve dhe deri tek ushqimi apo matja e temperaturës. Ai theksoi se edhe nga kjo situatë aspak e zakontë, që ka prekur gjithë botën, do të dilet ballëlartë, ndërsa falenderoi personelin për përkushtimin e treguar gjatë kësaj periudhe.
“Jam shumë i lumtur që fëmijët do të kthehen në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës të hënën. Kemi padyshim sistemin më të mirë të kopshteve dhe çerdheve në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm krahasuar me çdo qytet tjetër, por edhe me çdo privat. Besoj se edhe pas sfidës së pandemisë do të dalim ballëlartë. Njerëzit mund të kenë menduar se kemi qenë pushim, por unë ju kam ndjekur, shumica e edukatoreve i kanë ruajtur kontaktet me fëmijët, pavarësisht se prindërit kanë pasur një rol më të madh”, u shpreh Veliaj.
Por, me kthimin e fëmijëve në çerdhe e kopshte, prindërit dhe edukatoret do të ndjekin një procedurë të veçantë për të garantuar shëndetin e të vegjëlve, duke nisur nga matja e temperaturës apo higjienizimi i duarve dhe këpucëve në hyrje të institucionit. “Rregullat s’janë asnjëherë të tepërta dhe kujdesi i tepërt nuki Bën keq akusjt; përkundrazi, nga moskokëçarja ne shqiptarët bëjmë ndonjë gabim të vogël. Kur jemi të kujdesshëm e të disiplinuar, siç përballuam pandeminë, jam i sigurt se do të përballojmë edhe rikthimin”, tha kryebashkiaku.
Veliaj sqaroi se në rastet kur do të konstatohet temperaturë tek fëmija, prindërit do të njoftohen menjëherë. Ai kërkoi mirëkuptimin e prindërve për respektimin e masave shtesë të sigurisë. “Nëse fëmija ka temperaturë mbi normalen, do të rikthehet në shtëpi, për të mos rrezikuar fëmijët e tjerë. Çelësi është bashkëpunimi! Bashkëpunim që kur prindërit i sjellin fëmijët në çerdhe/kopsht, duke respektuar pikat e verdha, të mos vijnë si familje, mjafton vetëm njëri nga prindërit. Jo gjyshërit, sepse ata janë më vulnerabël”, u shpreh ai.
Veliaj u bëri thirrje prindërve që nëse janë një ndër rastet që po gjurmohen apo në proces testimi, të vënë në dijeni personelin e çerdheve dhe të kopshteve. “Nëse janë një ndër rastet që po gjurmohen apo në pritje të përgjigjes, apo nëse kanë pasur një person që mund të jetë shëruar, do të duhet të plotësojnë një deklaratë, për të cilën mbajnë përgjegjësi ligjore nëse gënjejnë. Sigurisht, nëse nuk kanë dijeni dhe në një dyqan apo supermarket mund të ketë qenë dikush i infektuar, ky s’është faji i tyre. Por nëse kanë dijeni, pra nëse arrijmë të provojmë që janë në proces gjurmimi ose janë në familjarë të testuar të një personi të infektuar, është minimum ligjor, por edhe njerëzor, për të na treguar që të ruajmë fëmijët e tjerë”, tha ai.
Në të gjitha çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit është kryer dezinfektimi i plotë i ambienteve dhe gjithçka po bëhet gati për ditën e hënë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...