Gazetari Julian Kasapi, tha në #DritaremeRudinën, se për të luftuar krimin, duhet ditur se si funksionojnë bandat.
Sipas tij, policia ka informacione, se kush janë klanet në Shqipëri, çfarë aktiviteti zhvillojnë dhe ku i çojnë paratë e tyre. Kasapi, duke iu referuar burimeve të brendshme nga policia, tregoi mënyrën se si këto grupe kriminale pastrojnë paratë në Shqipëri.
“Klanet mafioze i sigurojnë paratë, nëpërmjet 4 aktiviteteve: shfrytëzimi i prostitucionit, trafik narkotikësh, mospagim i taksave dhe trafik njerëzish. Më pas këto para i pastrojnë nëpërmjet disa mënyrave, të tilla si:
– Investimi në pasuri të paluajtshme (shtëpi, automjete etj.);
– Investime në fushën e ndërtimit;
– Ivestime në aktivitete tregtare (dyqane, lokale, karburante);
– Transaksione bankare;
– Falsifikime dokumentesh;
– Krijimi i kompanive offshore.
Pjesa dërrmuese e pasurive dhe aktiviteteve, nuk është regjistruar në emër të anëtarëve të klaneve. Por, rezulton të jetë regjistruar në emër të familjarëve të personave apo të njohurve të tyre”, – tha Kasapi.
Ai përmendi edhe rastin specifik të bandës më të rrezikshme në Tiranë, si dhe tregoi aktivitetin dhe mënyrën si është organizuar ajo.
“Grupi e zhvillon aktivitetin në periferi të Tiranës. Tregton kryesisht kokainë dhe heroinë të cilësisë së lartë, të cilën e siguron në qytetin e Durrësit.
Ky grup është i përbërë nga 27 anëtarë, disa prej tyre të vrarë gjatë periudhës së analizimit. Paraqitet si një nga grupet më të rrezikshme, në qarkun e Tiranës.
Ky grup ishte aktiv dhe gjatë kohës që drejtuesi i grupit ka qenë në burg, i dënuar për vrasje. Me lirimin e tij nga burgu, grupi e ka intensifikuar aktivitetin kriminal.
Përveç krimeve ndaj jetës, në eliminimin e anëtarëve të grupit rival, pjesëtarë të këtij grupi janë përfshirë në aktivitet të tilla, si: trafiku dhe shpërndarja e narkotikëve, vënia e gjobave subjekteve tregtare, vjedhje me dhunë e armë etj.
Prania e këtij grupi në qarkun e Tiranës ka shkaktuar rritje të numrit të krimeve të rënda dhe pasiguri tek qytetarët”, – tha Kasapi, duke iu referuar informacioneve të brendshme të policisë.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...