Një turist austriak është shpëtuar nga policia pasi kishte mbetur në malin e fshatit Kurcaj, Krujë të Shqipërisë.
Turisti 68 vjeçar kishte ngatërruar rrugën dhe ka kërkuar ndihmën e policisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit janë nisur menjëherë për t’i ardhur në ndihmë.
Njoftimi i policisë:
Policia e Krujës i erdhi në ndihmë një turisti austriak që kishte mbetur në malin e fshatit Kurcaj, Krujë.
Mbrëmjen e sotme, salla operative Krujë, ka marrë njoftim se një shtetas austriak (turist) 68 vjeç, duke vizituar në fshatin Kurcaj, Krujë, urën e Abdyl Agës, kishte ngatërruar rrugën dhe kërkonte ndihmën e Policisë, pasi ishte ngjitur në mal.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit janë nisur menjëherë për ti ardhur në ndihmë.
Rreth orës 21:00, shërbimet e Policisë, mundën të lokalizojnë vendndodhjen e 68-vjeçarit, i cili ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
68-vjeçari ka falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin në kohë dhe ndihmën e dhënë./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...