Një person në Shkodër është arrestuar pasi ka përplasur makinën e një shtetasi që ka pasur konflikte me të.
32-vjeçari, M.L ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur. Nga ky aksident i vetmi që e ka pësuar ka qenë po vetë ai pasi është lënduar si dhe ka përfunduar në pranga.
Shkodër
Nën efektin e alkoolit duke drejtuar mjetin e tij, përplas me dashje mjetin e një shtetasi me të cilin kishte konflikt.
Arrestohet në flagrancë nga policia.
Forcat policore të Shkodrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 32 vjeç, banues në Shkodër (me precedent të mëparshëm penal), pasi gjatë pasdites së ditës së djeshme, duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur me dashje mjetin e parkuar të shtetasit D.K., me të cilin kishte konflikte të mëparshme.
Për pasojë është lënduar vetë shtetasi M. L., i cili pas testit të alkoolit rezultoi në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur” dhe “Shkatërrim prone”./TCH
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...