Policia dhe një grup i përbërë nga alpinistë me përvojë, ka mundur të shpëtojë një turiste franceze, e cila rezultonte e humbur prej disa ditësh në Malin e Çikës.
Ajo është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistja me origjinë nga Franca kishte humbur kontaktet prej disa ditësh.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, në një reagim në rrjetet sociale, duke publikuar pamjet nga momentet e shpëtimit të turistes nga Franca, u shpreh se ky është një ‘lajm i mirë’.
“Lajm i mirë. Turistja franceze e cila kishte humbur kontaktet prej disa ditësh në Malin e Çikës, është mirë dhe po kthehet bashkë me shërbimin e shpëtimit dhe me alpinistët, të cilët u angazhuan për gjetjen e saj. Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit”, shkruan Balla./rtsh.al/
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...
Ismajli injoron pyetjen për merkaton, thotë se ndaj Ukrainës...