Një djalë 12-vjeçar shqiptar pësoi një aksident tragjik në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 5 ditë pasi ishte larguar nga Shqipëria së bashku me familjen e tij.
Mediat amerikane bëjnë me dije se i mituri i identifikuar si Elios Xhemollari u përplas nga një kamion në kohën që po shëtiste me biçikletë në Garfilld.
Kamioni po drejtohej nga një 43-vjeçar me banim në Nju Xhersi. Shoferi po bashkëpunon me policinë për zbardhjen e ngjarjes, por nuk është ngritur asnjë akuzë kundër tij.
Policia thotë se ditët e fundit Eliosi kishte nisur procedurat për t’u regjistruar në shkollë./TCH
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj