Policia kufitare e Shëngjinit ka shpëtuar 4 pushues që për shkak të një defekti në skafin e tyre, kishin mbetur në det të hapur.
Katër pushuesit kishin patur mënyrë t’i telefononin Policisë Kufitare, duke deklaruar se nuk mund të ktheheshin në breg.
Skafi ndodhej në zonën e Kune Vajinit, pikërisht në atë që quhet “Grykëderdhja e Drinit”, rreth 1.3 milje larg bregut, në një zonë të vështirë për të manovruar.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë tërhequr dhe nxjerrë në port mjetin lundrues skaf, bashkë me 4 shtetasit, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore./A2CNN/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...