Kina dhuron kite testuese për Shqipërinë në kuadër të luftës kundër koronavirusit

19:05 | 1 Prill 2020
Arditë Shkodra

Ditën e djeshme ka ardhur në vendin tonë një sasi kitesh testuese të dhuruar nga Fondacioni “Mammoth” dhe të zhvilluar nga kompania kineze BGI.

Ardhja e këtyre kiteve është bërë e mundur me koordinimin e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Shqipërisë.

Këto janë materialet e para mjekësore që Kina i dhuron Shqipërisë në kuadër të luftës kundër pandemisë COVID-19.

Testimi në kohë të virusit do të luajë një rol të rëndësishëm në luftën e Shqipërisë kundër pandemisë.

Bëhet me dije nga ambasada kineze se qeveria dhe populli kinez po ndjekin vazhdimisht këtë luftë të popullit shqiptar, si gjithmonë do të qëndrojnë pranë tij dhe t’i japin ndihma brenda mundësive të saj. Jemi bindur që Shqipëria do to kapërcejë vështirësitë dhe të fitojë këtë luftë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme