Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka thënë që është madhështore që në Washintgon po koordinohen hapat e ardhshëm për raportet SHBA-Shqipëri.
Kim thotë se vazhdojnë të jenë serioz në lidhje me korrupsionin teksa mbështesin një Shqipëri më demokratike.
Tutje Kim thotë se SHBA-të kanë qenë me Shqipërinë në 30 vjetët e fundit, do të jenë edhe 30 të tjera e tutje.
“Madhështore që në Washington po koordinohen hapat e ardhshëm në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Është e qartë se jemi serioz në lidhje me korrupsionin – përfshirë 7031 (c) emërtimet – ndërsa mbështesim një Shqipëri më demokratike, më të fortë dhe më të begatë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë me Shqipërinë për 30 vitet e fundit; ne do të jemi me ju për 30 vjet tjera e edhe më tej”, ka shkruar Kim në Twitter.
Great in Washington to coordinate next steps on ???? relations. V. clear we’re serious abt corruption – incl 7031(c) designations – while supporting an ?? that is more democratic, stronger & prosperous. ?? has been w/?? for last 30 yrs; we’ll be with you for the next 30 & beyond!
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 21, 2021
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...