Ambasadorja Yuri Kim thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin plotësisht reformën në drejtësi dhe aspiratat e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.
“Më lejoni të jem e qartë: SH.B.A. e mbështet plotësisht reformën në drejtësi të Shqipërisë dhe aspiratat e anëtarësimit të saj në BE. Ne jemi me ju krah për krah. Unë jam angazhuar personalisht si përfaqësuese e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për të bërë gjithçka që mundem për të promovuar këtë reformë si një mjet për të arritur një të ardhme më të drejtë, më demokratike dhe më të sigurt për shqiptarët. Projekti “Drejtësi për të gjithë” ka qenë njëri prej angazhimeve të shumta të SHBA-ve për të mbështetur reformën në drejtësi të Shqipërisë. Mbështetja jonë do të vazhdojë”.
Gjatë fjalës së saj në aktivitetin e projektit “Drejtësi për të gjithë”, mes të tjerash Kim theksoi: “Ne jemi të përkushtuar të punojmë me ju për të siguruar që sistemi gjyqësor shqiptar të jetë tërësisht i plotësuar dhe funksional. Duam atë që do populli shqiptar: që njerëzit që janë në karrigen e gjykatësit ose që përfaqësojnë prokurorinë të jenë gra dhe burra me integritet dhe mirëbesim, dhe që i shërbejnë popullit dhe i shërbejnë shtetit të së drejtës – jo interesave ngushta ose kriminale. Ne duam ligje dhe sisteme që janë krijuar për të kufizuar mundësitë për korrupsion dhe institucione të ngritura që të mund të parandalojnë efektivisht korrupsionin e nivelit të lartë, të luftojnë krimin e organizuar dhe të ndëshkojnë autorët e këtyre”.
“Do të vazhdojmë me ndihmën për zvogëlimin e numrit të madh të dosjeve të prapambetura të Gjykatës së Lartë, duke vijuar programin e nisur për këtë qëllim nga “Drejtësi për të gjithë”. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me SPAK për t’u siguruar që prokurorët dhe hetuesit e tij të jenë të trajnuar mirë, të pajisur mirë dhe shumë të efektshëm. Do të vazhdojmë të mbështesim procesin e vetingut për të ndërtuar besimin që sistemi shqiptar i drejtësisë siguron vërtet drejtësi për të gjithë”, tha Kim./tvklan.al
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...