OSBE në Tiranë organizoi sot në Tiranë konferencën me temë “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri”.
Ambasadorja e SHBA-në Tiranë, Yuri Kim gjatë fjalës së saj ka komentuar urdhrin e ri të presidentit Joe Biden ku përfshihet Shqipëria dhe ish-Jugosllavia.
Kim shprehet se urdhri i Biden synon të kërkojë llogari ndaj atyre që shkelin të drejtat e njeriut, ndërsa ka theksuar se personat që kryejnë trafik qeniesh njerëzore do u ndalohet hyrja në SHBA dhe ka kërkuar që trafikantët të çohen në burg.
‘’Siç e dini, presidenti Biden dhe sekretari Blinken e kanë bërë të qartë se korrupsioni, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe krime të tjera destabilizuese përbëjnë një kërcënim jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por për të gjithë botën. Dhe ata i kanë udhëzuar të gjitha agjensitë qeveritarë amerikane të mbrojnë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre orej dëmeve që shkaktojnë krimet e rënda dhe abuzimet me të drejtat e njeriut, sic është trafikimi i qënieve njerëzore dhe ndikimi i tij mbi sigurinë tonë kolektive.
Në këtë drejtim, ne duam të nënvizojmë rëndësinë e luftës kundër abuzimit me të drejtat e njeriut në Shqipëri, duke përfshirë këtu dhe trafikimin e qënieve njerëzore. Përgatitjet e Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian nuk kërkojnë më pak se kaq.
Urdhri i fundit ekzekutiv i presidentit Biden lidhur me Ballkanin Perëndimor, e ngre mbrojtjen e të drejtave të njeriut e për rrjedhojë dhe luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore, një nivelin e prioritetit kombëtar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe ne do t`i vëmë para përgjegjësisë ata që kryejnë apo janë bashkëpunëtorë në abuzime serioze të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor.
Kjo do të thotë se trafikantët përfaqësojnë, dhe këtu citoj gjuhën e përdorur në urdhrin ekzekutiv, një kërcënim të pazakonte dhe të madh ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA.
Nëse përfshiheni në trafikun e qënieve njerëzore, ne mund t`ju ndalojmë hyrjen në SHBA duke pezulluar vizën tuaj amerikane. Nëse e keni tashmë atë vizë, nuk do t`iu hyjë në punë për asgjë. Nëse trafikoni qënie njerëzore, SHBA do te ndërmarrë veprime kundër pronës suaj nëse ka ndonjë lidhje me SHBA, raporton Top Channel.
Presim me padurim bashkëpunimin me OSBE dhe të gjithe vendet anëtare, sidomos Shqipërinë, për të vënë në jetë përgjegjësitë tona për koordinimin e veprimeve tona si brenda ashtu dhe jashtë kufijve për të arritur qëllimet tona të përbashkëta. ”, tha ambasadorja.
Në këtë konferencë morën pjesë gjithashtu edhe kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco; Zëvendësministrja e Brendshme e Shqipërisë, Romina Kuko; ambasadorja suedeze kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Anna Ekstedt; përfaqësuesi i Posaçëm dhe Koordinatori i OSBE-së për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Valiant Richey dhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, foli për strategjinë e BE-së për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, e cila sipas synon edhe bashkëpunimin e ngushtë me vendet jo anëtare si Shqipëria, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.
” Më lejoni të falënderoj OSBE-në që këtë çështje vitet e fundit e kanë bërë prioritetet. Ne kemi një strategji si BE për të luftuar këtë fenomen. Kjo është një strategji e cila tashmë po shtrihet në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe ne e kërkojmë edhe nga vendet kandidate. Synimi ynë që trafikimin e qenieve njerëzore nga një krim me rrezik të ulët por me fitim të lartë ta kthejmë në një krim me fitim të ulët por me rrezik të madh. Strategjia thekson gjithashtu edhe nevojën e bashkëpunimit me vendet jo anëtare, siç është edhe Shqipëria. Sigurisht që qasja në drejtësi është shumë e rëndësishme”, tha ndër të tjera Soreca.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...