Ambasadorja amerikane Yuri Kim gjatë intervistës në Opinionj ka deklaruar diçka të fortë kur ka thë se ka patur përpjekje “për të mos e lejuar drejtoteshën e Byrosë Kombëtare të Hetimit të merrte rolin e saj”.
Kim tha se beson te SPAK dhe së shpejti do të ketë rezultate konkrete, duke shtuar se SHBA ka investuar sasi të stërmëdha kontributesh që SPAK të ngrihet dhe të funksionojë.
Pjesë nga intervista në Opinion
Deri tani asnjë peshk i madh nuk po shkon në gjykatë. Çfarë ndodhi me peshqit e mëdhenj?
Ndonjëherë kam përshtypjen që këto shprehje përdoren si shpërqëndrim. Për tepër kohë njerëzit e pushtetshëm në Shqipëri kanë funksionuar me pandëshkueshmëri. Kësaj kohe po i vjen fundi. Do të thotë që në muajt e fundit kemi parë SPAK të deklarojë akt-padi në raste të nivelit të lartë. Nuk mund të flasim për këtë publikisht se kjo është natyra e punës së tyre si prokurorë, por mendoj se do të fillojmë të shohim rezultate.
Katër vjet e katër muaj është një kohë e gjatë, por në javët e fundit kemi parë çështje që janë ngritur. Unë besoj te SPAK, taksapaguesit amerikanë besojnë te SPAK. Kemi investuar sasi të stërmëdha kontributesh që SPAK të ngrihet dhe të funksionojë. Ka njerëz që do të jenë gjithmonë pesimistë. Unë shoh që kemi gjëra si Byroja Kombëtare e Hetimit që nuk ekzistonte, tani ekziston. Pati një përpjekje për të mos e lejuar drejtoreshën të merrte rolin e saj, e kapërcyem këtë. Ata që duan që reforma në drejtësi të dështojë, duan që të hiqni dorë./tvklan/
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...