Menjëherë pas vendimit të kryedemokratit Basha për të votuar pro zgjatjes së organeve të vettingut, ka reaguar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.
Kim në reagim e saj thekson se shpesh amendamentet për zgjatjen e vettingut keqinterpretohen dhe kthehen në çështje politike, por që në të vërtetë është një hap i rëndësishëm.
Ndër të tjera ajo ka shpreson që deputetët të lënë mënjanë politikën dhe të japin votën e tyre pro një zgjatje të tillë.
“Amendamenti për zgjatjen e vettingut del para Kuvendit. Disa e kanë keqkuptuar ose keqinterpretuar atë si një çështje partiake ose një hile, por në fakt, është një vendim i rëndësishëm që kapërcen politikën e përditshme. Shpresojmë që deputetët të lënë mënjanë politikën dhe të votojnë për ?? në??. Ne jemi me ty”, shkruan Kim.
Gjithashtu ambasadorja Kim në postimin e saj ka publikuar edhe deklaratën e përbashkët me BE , në lidhje me qëndrimin e tyre sa i përket këtij vendimi.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...