Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror ka kryer një sërë kontrollesh për të garantuar sigurinë ushqimore në Shqipëri.
Nga kontrollet e kryera në këto subjekte u konstatua: ushtrim aktiviteti i palicencuar, kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP), si dhe etiketim i parregullt i produkteve.
Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative si në vijim: 12 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 6,100,000 lekë, si dhe “Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit” për 4 subjektet.
Subjekti “Beruze Zeneli” me aktivitet “Magazinë ushqimore me shumicë” Lushnjë, ushtronte ak tivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. B), pa sistem gjurmueshmërie, pa planin/manualin e vetkontrollit. U evidentuan një sërë produktesh të cilat tregtoheshin përtej afatit të tyre të përdorimit (cajra, koktejl, buding, biskota, amareta, akullore) si dhe produkte të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
“Gjobë” 2,000,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),
“Gjobë” 300,000 lekë (tregtim produktesh me afat të kaluar përdorimi),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
“Gjobë” 100,000 lekë (etiketim në kundërshtim me ligjin),
“Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
Subjekti “Dorjan Gjika” me aktivitet “Restorant” Fier, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A) si dhe pa planin/manualin e vetkontrollit. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
“Gjobë” 1,400,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
“Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
Subjekti “Artur Bocova” me aktivitet “Restorant” Fier, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A) si dhe pa planin/manualin e vetkontrollit. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
“Gjobë” 1,400,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
“Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
Subjekti “Shpëtim Turku” me aktivitet “Restorant, produkte mikse” Durrës, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (në mure dhe tavane kishte prezencë lagështire e myku, frigoriferët dhe dritarja kishin prezencë ndryshku), pa sistem gjurmueshmërie dhe pa planin/manualin e vetkontrollit.Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
“Gjobë” 300,000 lekë (kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të planit/manualit të vetkontrollit), si dhe
“Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore duke mbrojtur shëndetin dhe interesin e konsumatorëve si dhe duke siguruar kështu vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik veror.
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë