Pas betimit në Kuvend, Arta Marku do të ulet në poltronin e Prokurorit të Përgjithshëm, por përkohësisht deri në zgjedhjen e kryeprokurorit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Po cilat do të jenë kompetencat e saj?
Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm ka të gjitha kompetencat ligjore të Prokurorit të Përgjithshëm.
Këto kompetenca, të cilat tashmë do të ushtrohen nga prokurorja Arta Marku, parashikohen në nenin 148/b të Kushtetutës dhe në nenin 38 të ligjit “për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.
Kompetenca e parë është përfaqësimi i akuzës në Gjykatën e Lartë dhe çështjeve në Gjykatën Kushtetuese, me përjashtim të rastit kur përfaqësimi bëhet nga Prokuroria e Posaçme.
Në vijim, Prokurori i Përgjithshëm nxjerr udhëzime me shkrim për prokurorët dhe siguron mbarëvajtjen e punës në administratën e prokurorisë, përveç administratës së Prokurorisë së Posaçme.
Ai propozon dhe administron buxhetin e prokurorisë dhe raporton në Kuvend për çështjen e kriminalitetit.
Në pikën “e” të ligjit përcaktohet si kompetencë e Prokurorit të Përgjithshëm përcaktimi i strukturës së përgjithshme dhe rregullores standard për funksionimin e prokurorive si dhe miratimi i organikës në Prokurorinë e Përgjithshme.
Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, drejton, bashkërendon dhe mbikëqyr veprimtarinë e Policisë Gjyqësore si edhe kërkon fillimin e hetimeve për shkelje disiplinore dhe ankesa ndaj oficerëve të Policisë Gjyqësore.
Ndër të tjera, kryeprokurorja Marku do të administrojë sistemin e përgjimeve si edhe mund t’i kërkojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të kryejë inspektime tematike ose hetime për shkeljet individuale./syri.net
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...