Gara për të marrë për 20 vjet të drejtën e shfrytëzimit të termocentralit të Vlorës është përqendruar mes dy kompanive: njëra turke dhe tjetra greke.
Televizioni Klan ka mësuar se bëhet fjalë për shoqërinë e themeluar në Stamboll, Çelik Enerji, e njohur në fushën e prodhimit të energjisë dhe metaleve dhe atë greke me seli në Athinë, Mytilineos Holdings, edhe kjo e fundit regjistron çdo vit të ardhura prej miliona eurosh në prodhimin e energjisë elektrike, gazit dhe metalurgjisë
Në fund të shkurtit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë dorëzuar 3 oferta, ku firma izraelite IE Energy është skualifikuar nga gara, pasi ofroi 50 milionë euro investime në TEC, më pak se limiti prej 56 milion eurosh që kishte vendosur qeveria.
Dy firmat favorite në garë, Çelik dhe Mytilineos kanë dhënë oferta të ngjashme financiare: 70 milionë euro investim për riparimin e turbinës së ftohjes dhe kthimin e saj nga naftë në gaz, plus ndërtimin e rrugës së gazsjellësit nga degëzimi në Fier për në Termocentral.
Burime në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë thonë se edhe pse ka 2 muaj e gjysmë që po shqyrtohen ofertat, volumi i dosjeve të dorëzuara është i madh dhe po vlerësohen anët teknike të propozimeve si nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, ashtu edhe nga konsulenti ndërkombëtar Roland Berger.
Tenderi për të dhënë me koncesion TEC-in e Vlorës u hap ditën e fundit të vitit 2018-ës, pas një historie të gjate dështimi, pasi investimi prej 110 milion eurosh që bëri qeveria përmes një kredie të Bankës Botërore përfundoi në vitin 2011, por nuk u vu asnjë ditë në punë.
Nëse vepra do të punonte me naftë, kostoja e prodhimit të energjisë do të rezultonte disa herë më e madhe se energjia nga uji dhe dielli, çka detyron që të ndryshohet turbina nga naftë në gaz natyror që do të blihet nga TAP. Aktualisht vepra i rëndon çdo vit buxhetit të KESH 6 milionë euro, 5 për të paguar kredinë dhe 1 milion euro për mirëmbajtjen dhe konservimin.
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...