Afro dy muaj nga emërimi i Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme, “furtunë” shkarkimesh po ndodhin në rradhët e Policisë së Shtetit.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako është shkarkuar nga detyra Drejtori i Policisë për Sektorin e Krimeve në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa.
Gjithashtu, mësohet se me urdhër të drejtorit Çako, shkarkime do të ketë edhe në disa qarqe të vendit, e sidomos aty ku situata e kanabisit ka qenë më problematike. Krahas shkarkimeve, brenda rradhëve të policisë pritet të ketë së shpejti emërime të reja.
I kontaktuar nga GSH.al, Ardian Çipa konfirmoi largimin e tij nga posti që ai mbante, ndërsa shprehet se nuk ka ende një vendim për një tjetër pozicion pune.
“Po. është e vërtetë që do të largohem nga detyra që kam mbajtur. Nuk është vendosur ende nëse do të jem në sektorin e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, pasi ende nuk ka një urdhër konkret apo një vendim për pozicionin e ri. Jemi punonjës policie, herë do promovohemi dhe herë do ulemi në detyrë”, tha Çipa.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...