Vajzat që shihni në foto janë dy 18-vjeçare të cilat ishin kthyer prej kohësh në një makth për banorët në kryeqytet.
Dy xhepistet e Tiranës vepronin kudo nëpër lokalet e kryeqytetit, në autobusa dhe rrugë.
E.L dhe A.B janë arrestuar nga policia pas një hetimi të gjatë.
Por si organizohej vjedhja? Njëra prej vajzave bënte roje, ndërsa tjetra vepronte.
Në shumë raste ka pasur edhe aparate celularë të vjedhur nëpër lokale, teksa klientët mund t’i linin në karikim. Në raste të tjera dy xhepistet dilnin me thikë në rrugë dhe kërcënonin gra ose vajza për t’i marrë çantën.
“Oaz” vjedhjesh për to ishin autobusët e kryeqytetit.
Ato vepronin të koordinuara në disa prej linjave të Tiranës. Policia ka arritur të dokumentojë me prova shumë prej vjedhjeve të tyre dhe dy adoleshentet tashmë do të përballen me drejtësinë.
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...