Google ADS

Këta janë personat e shoqëruar në Lushnjë për korrupsion, abuzuan me tenderat e kanaleve ujitëse

11:33 | 6 Korrik 2021
Trina Galanxhi

SPAK ka mësyrë në zyrat e ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Lushnjë, pas një hetimi disa mujor lidhur me disa tenderat në investimet e kanaleve, që paraprakisht thuhet se kushton 2 milionë euro.

Si rezultat i këtij operacioni janë shoqëruar nëntë persona, të cilët janë: Flamur Peqini, Xhemal Hasko, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Bujar Murati, Ibrahim Lami, Gazment Çela.

Nga informacionet e para raportohet se tek të arrestuarit rëndon akuza e korrupsionit, ndërsa u bë e ditur se mes të arrestuarve dyshohet se është edhe kreu i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe. Por Top Channel ka mësuar se Kreu i Bashkisë Lushnje është akoma në zyrë. Po ashtu burime kanë konfirmuar se përfaqësues të Policisë kanë qenë në zyrën e tij para disa çastesh dhe janë larguar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme