Durrësi u zgjua sot në mëngjes nën masa të forta sigurie. Aty mbërritën liderët e rajonit, të shoqëruar nga kryeministri Edi Rama.
Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, Milo Gjukanoviç, president i Malit të Zi dhe Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, panë nga afër dëmet që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit në qytetin bregdetar.
Siç shihet edhe nga videot e publikuara nga Top Channel, një numër shumë i madh truprojash kanë rrethuar liderët, trafiku është bllokuar, ndërkohë që një perimetër është vendosur edhe për qytetarët.
Vuçiç, Zaev dhe Gjukanoviç ndodhen në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin e tretë të Shengenit Ballkanik./TCH
‘Nxehet’ Kurti në Ferizaj, me zë të lartë tregon se si do t’...
Zyrtare: Dele Alli i bashkohet Comos
Rikthehet TikTok-u në SHBA
Inter merr një fitore solide ndaj Empolit
Sveçla: Në çdo cep të Kosovës po marrim mbështetje të pareze...
Mënyra interesante se si të hiqni dorë nga duhani