Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot 100 vjetorin e Luftës së Vlorës me një video, në të cilën shfaqet monumenti i bërë nga duart e babait të tij, Kristaq Ramës.
Me një shënim ne faqen e tij ne Facebook, duke kujtuar këtë dite te shënuar per historinë e Shqipërisë, Rama, thekson se “nuk e fsheh dot kënaqësinë që më jep kjo video e monumentit ku shoh duart e tim eti, Kristaq Ramës”.
Mesazhi i Ramës:
MIRËMËNGJES ?
në këtë ditë të veçantë të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, kur duke ju uruar një ditë të mbarë nuk e fsheh dot kënaqësinë që më jep kjo video e monumentit ku shoh duart e tim eti, Kristaq Ramës, s’rri dot pa ju thënë se ndjehem bukur, shumë bukur, për faktin se kushdo që do ta përkujtojë atë luftë do të përulet përballë kësaj vepre, e cila e mbart me seriozitet përballë kohës që ikën barrën e kujtimit për Luftën e Vlorës??
#RESPEKT?
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/367076050963071/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?