Kështu do jetë moti në Shqipëri

08:17 | 12 Tetor 2018
Arbresh.info

Moti i kthjellët dominon bregdetin dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten zonat malore verilindore-juglindore.

Orët e pasdites duke përfshirë dhe natën mbeten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes dhe mesditë. Ato do të luhaten në ekstremumet termike nga 6 në 28°C.

Era do fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi lindor-juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme