Në mbledhjen e djeshme të qeverisë Albert Nikolla u emërua zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Kështu Ministria e Shëndetësisë bëhet me tre zv. ministra.
Deri tani kjo ministri kishte dy zv/ministra Mira Rakacollin dhe Bardhylka Kospirin, ndërsa nga dita e sotme do të ketë edhe Albert Nikollën. Albert Nikolla ka qenë këshilltar i Kryeministrit Edi Rama për çështjet sociale, shkruan tch.
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Albert Nikolla emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thekson vendimi i Qeverisë.
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...