Edhe pse Këshilli Kombëtar i PD-së i thirrur online nga Gazment Bardhi vendosi me 245 vota pro anulimin e zgjedhjeve për kreun e ri të Partisë Demokratike, grupi i Bashës ka njoftuar se procesi do të zhvillohet.
25 mijë anëtarë të PD-së janë thirrur që të votojnë për kryetarin e kësaj force politike. Në garë janë Lulzim Basha dhe Gjergj Hani.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 dhe mbyllen në orën 19:00. Votuesve ju kërkohet mjet identifikimi dhe kartën e anëtarësisë në PD.
Procesi i numërimit të votave do të fillojë jo më vonë se 30 minuta nga mbyllja e procesit të votimit.
“Të nderuar anëtarë dhe drejtues të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë! Nesër më datë 29.07.2023, zhvillohet procesi i zgjedhjeve për Kryetar të PDSH! Ftojmë të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të marrin pjesë në këtë proces mjaft të rëndësishëm për ringritjen e PD. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 19:00. Ju vendosni të ardhmen e PD dhe të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e grupit të Bashës.
Pasi Këshilli kombëtar i Partisë Demokratike anuloi mbajtjen e zgjedhjeve për kreun e ri të Partisë Demokratike, ditën e djeshme 7 deputetët mbështetës të Gazment Bardhit çuan në gjykatë kërkesën për të çrregjistruar nga regjistri i partive politike si kryetar Lulzim Bashën. Ata thanë se askush nuk ka të drejtë të privatizojë Partinë Demokratike dhe se ky vendim ka për qëllim forcimin e PD-së./tvklan.al
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve