Partia Demokratike në Shqipëri publikoi listën e fituesve për të qenë anëtarë të Këshillit Kombëtar, në katër vjetët e ardhshme.
Në një reagim në Twitter, vetë kreu i PD-së përshëndeti zgjedhjet dhe kërkoi nga anëtarët e Këshillit të punojnë, pasi sipas tij, janë shpresa për shqiptarët që duan ndryshimin.
“Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur! Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkërisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie. Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu. Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim”, u shpreh Basha
Mes 300 anëtarëve të përzgjedhur vihet re mungesa e kritikëve të kryedemokratit Lulzim Basha, veçanërisht Edith Harxhi dhe Arben Ristani./tvklan.al/
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...