Arsimi shqip në diasporë ishte në fokus të diskutimeve mes katër Ministrive, atyre të Arsimit dhe Diasporës, në Shqipëri dhe Kosovë
Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe homologët e tyre nga Kosova, ministri Dardan Gashi dhe zv/ministri Heset Sahiti, folën për marrëveshjet e arritura deri më tani mes Shqipërisë dhe Kosovës sa i përket arsimit në diasporë, duke u përqendruar kryesisht në implementimin e marrëveshjes së arritur mes dy qeverive në nëntor të 2017-së.
Ata ranë dakord për ngritjen e një këshilli të përbashkët në nivel ministror, që do të mbikëqyrë zbatimin e planit të veprimit për mësuesit dhe nxënësit e diasporës. U vendos gjithashtu krijimi i një qendre të përbashkët për diasporën me bazë në Prishtinë, e cila do të ketë një funksion koordinues për botimin apo shpërndarjen e librave mësimorë shqip. Pandeli Majko e cilësoi takimin si tepër produktiv, duke theksuar se brenda një kohe të shkurtër pas mbledhjes së dy qeverive ishin marrë vendime të rëndësishme.
“Mendoj se sot, në prag të 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës ne kemi se çfarë t’i themi publikut. Brenda një kohë të shkurtër pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, ndërmorëm disa vendime të rëndësishme, si ai lidhur me krijimin e qendrës për arsimin në diasporë. Ajo do të reflektojë një sërë vendimmarrjesh dhe do të ketë të bëjë mëçështjet e ruajtjes së gjuhës dhe arsimit shqip, një kërkesë e ngahershme e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit”, u shpreh Ministri.
Lindita Nikolla tha se tani e tutje nuk do të ketë më punë të ndarë për të siguruar arsimimin e fëmijëve nga Shqipëria dhe Kosova.
“Sot është një lajm i mirë sepse kemi finalizuar Këshillin e Përbashkët qe do të menaxhojë të gjithë punën për arsimin në diasporë. Nuk do të ketë më punë të ndarë për të mundësuar arsimimin e fëmijëve nga Shqipëria dhe Kosova, por një punëtëmirëogranizuar nga ekipet tonaqë do të financojnë në nivel teknik, duke institucionalizuar edhe një qendër të përbashkët me qendër në Prishtinë. Grupet e punës do të finalizojnëkurikulën, tekstet e përbashkëta dhe një ekip të përbashkët menaxhimi që lidhet me punësimin e mësuesëve, trajnimin dhe kualifikimin dhe hap pas hapi te gjitha problemet që janë evidentuar dhe që kërkojë zgjidhje për të garantuar një arsim cilësor”, tha Ministrja Nikolla.
Nga ana e tij, ministri për Diasporën në Kosovë Dardan Gashi, u shpreh i lumtur që pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy Kryeministrave, po ndërmerren hapa konkretë.
“Shpresoj që falë bashkëpunimit mes 4 ministrive do të arrijmë të finalizojmë qëllimin e përbashkët për të mundësuar arsim më te mirë shqip në diasporë”, u shpreh Gashi. /tvklan.al
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...
Fitimi, Sarës: Sa do kisha shanse me ty jashtë, nga 1 tek 10