Google ADS

Këshilli i Mandateve, me dy raporte për ish-ministrin: Saimir Tahiri nuk do të arrestohet

18:50 | 21 Tetor 2017
Arbresh.info

Mazhoranca ka vendosur kundër arrestimit te ish-ministrit te brendshëm Saimir Tahiri.

Pas një mbledhje qe zgjati rreth tetë ore, pesë anëtaret e Partisë Socialiste në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit kane refuzuar kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Tahiri, duke pranuar vetëm kërkesën për kontrollin e shtëpisë se tij.

Ndërkohë që 5 anëtarët e PD-së e LSI-së në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit miratuan kërkesën e Prokurorisë për arrestimin dhe kontrollin e banesës se Saimir Tahirit.

Dy raportet e hartuara nga mazhoranca dhe opozita, do t’i paraqiten te mërkurën seancës për votim. Votimi per heqjen e imunitetit është i fshehtë e kërkon 71 vota dhe mazhoranca nuk do ta ketë problem të rrëzojë kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Tahirit. /Vizion Plus

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme