Disa ditë pas vdekjes në mënyrë tragjike të të riut shkodran Florenc Beqirajt më në fund ka ardhur edhe një lajm i mirë nga qyteti i Shkodrës. Këshilli Bashkiak ka miratuar sot vendimin për mbulimin e të gjitha shpenzimeve për ceremoninë mortore të Florencit.
Shuma e akorduar është 500.000 lekë dhe nuk kishte asnjë kundërshtim nga asnjë anëtar i Këshillit.
Ky vendim që mori votat unanime në Këshill, është përshëndetur edhe nga qytetarët shkodranë të cilët, ashtu sikurse gjithë shqiptarët kudo në botë, janë tronditur nga humbja e jetës së Florencit.
Pas ditë më parë daja i Florenc Beqirit, Bashkim Hasani u shpreh se 23-vjeçari është rritur me fukarallëk dhe ka punuar si lavazhjer para se të kërkonte azil në Francë. Ai shprehet më tej Florencit ia hoqën aparaturat pasi nuk kishte kush t’i paguante paratë në spital.
“Kam ardhur në Tiranë për të protestuar në mënyrë paqësore. Prej 2 vitesh e gjymë ishte azilant në Francë. Ne duam të gjejmë fajtorin se nuk ishte i tillë ai djalë. Është rritur me fukarallik, u nis për një jetë të ndershme dhe po kthehet siç po kthehet. Në katër ditët e fundit është arrestuar nga policia.
Pse e bëri këtë shteti francez ai vajti për të punuar? Ai shkoi për një jetë më të mirë. I kërkoj shtetit shqiptar që të zbardhet e vërteta. Aparaturat iu hoqën Florencit sepse shokët e tij na thanë që këtu në spital është shumë shtrenjtë. Nga ambasada atje nuk ndërhyri asnjeri. Pse e neglizhuan? Pse i ranë për shkurt? E vranë për fonde, për arsye pse nuk kishin të paguanim. Kur ja kanë hequr aparaturat nuk kanë qenë aty babai.
Ai kurrë nuk mund të vriste veten, ishte një djalë I zgjuar, nuk kishte arsye. Hera e fundit që na ka marrë në tel na kanë thënë që do kthehen dhe më dilni para të më paguani autobuzin se nuk kam para me vete. Këtu ka punuar lavazhjer për të mbajtur familjen. “, u shpreh daja i Florencit, Bashkim Hasani./syri.net
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...