Google ADS

Kërkohet arrest shtëpiak për 61-vjeçarin nga Tirana, iu gjeten katër mijë ikona dhe vepra arti

11:54 | 18 Mars 2022
V. S.

Prokuroria e Tiranës kërkon masën e “arrestit në shtëpi” për Artan Koçiun, 61 vjeç, në shtëpinë e të cilit u gjetën 4000 ikona dhe vepra arti.

Këto vepra dhe ikona janë të dyshuara si të vjedhura në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.

Ditën e djeshme, Policia e Tiranës gjatë kontrollit të ushtruar në një apartament në pronësi të këtij shtetasi, në rrugën “Shyqyri Brati”, kanë gjetur rreth 4,000 sende të dyshuara si pasuri kulturore të luajtshme.

Policia ka publikuar pamje nga shtëpia e mbushur me sende me vlerë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme