Një 40-vjeçar, banues në Berat, u ekstradua sot nga aeroporti i Rinasit, Tiranë, drejt Italisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Armando Gorezi 40 vjeç, kërkohej nga Italia pasi, Gjykata e Torino-s, kishte lëshuar urdhërarrestin Nr. 5364/12 RGNR-24320/13 RG GIP, datë 06.05.2014, për veprën penale të “Vrasjes“ parashikuar nga Nenet 575 e 577, të Kodit Penal Italian.
Vrasja ka ndodhur në 06.08.2011 në një shesh publik të qytetit të Torinos, ku shtetasi Gorezi, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar I. K..
Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana, me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, u bë i mundur arrestimi i tij në vendin tonë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë./shekulli
Ambasada Gjermane për arrestimin e ish-policit: Presim verif...
Po vjen Big Brother VIP Kosova 4
Veldin Hoxha i bashkohet Kosovës
Takim biznesor në Tokio, Osmani: U dëshmua potenciali për ba...
Arnold: Nuk është një mundësi që të vjen çdo ditë për të nën...
Arrestohet mësuesja në Mitrovicë të Veriut, goditi me shupla...