Kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari Daniel Gjoni i kërkuar nga drejtësia italiane, i cili fshihej në Laç. 22-vjeçari akuzohet për veprat penale “Rrëmbim personi” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në mënyrë të përsëritur.
Ky person në muajin gusht të vitit 2023, në Cassano d’Adda dhe Vaprio d’Adda, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, u kanë vjedhur shuma parash disa adoleshentëve duke përdorur dhunë ndaj tyre.
Gjithashtu, kanë rrëmbyer një shtetas dhe kanë kërkuar një shumë të madhe eurosh, në këmbim të lirimit të tij.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Njoftimi i policisë
Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga njësia speciale për kapjen e shtetasve në kërkim “FAST Albania”, njësi në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, bazuar në inteligjencën policore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar D. Gj., 22 vjeç, banues në Laç.
Pas verifikimeve të kryera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u bë arrestimi i 22-vjeçarit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Më datë 29.09.2023, ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për veprat penale “Rrëmbim personi” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur, pasi Gjykata e hetimeve paraprake në Milano, Itali, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të sipërcituara./euronews
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...