Google ADS

Kërkohej në Austri për pengmarrje, kapet në Tiranë 44-vjeçari

01:42 | 22 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga policia e Tiranë

I.B., 44 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua ditën e djeshme, e enjte, pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet e Vienës në Austri.

Ndaj tij është vendosur masë sigurimi “Arrest me burg” për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Rrëmbim personi”, “Mbajtje armëve luftarake pa leje”, “Plagosje” dhe “Kërcenim”.

Për akuzat që rëndojnë ndaj tij sipas Kodit Penal Austriak, maksimumi i dënimit është 10 vjet burg.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Austrisë, ku pritet të përballet me drejtësinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme