Vitin e shkuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nxori disa herë për shprehje interesi zona të ndryshme minerare në Shqipëri.
Dy prej tyre, që ranë në sy, ishin të lidhura me kërkim dhe zbulim ari në objektin Babje Librazhd dhe objekti Kaçinar në Mirditë.
Tashmë kompania që ka fituar të drejtën për objektin e parë në Librazhd ka avancuar më tej me procesin duke kërkuar që të pajiset me lejet përkatëse për të nisur aktivitetin.
Më konkretisht Buliding Construction që është edhe kompania që ka marrë të drejtën e kësaj zone minerare ka kërkuar të pajisjet me leje të tipit B për të vijuar me punën në terren, raporton Monitor.
Në dokumentin e saj kompania ka zbardhur skemën e kërkim-zbulimit të mineralit të arit, kryerjen e punimeve gjeologji-zbuluese që do të zënë vend në objektin “Babje të Bashkisë Librazhd.
Kompania parashtron se këtë të drejtë e ka fituar dhe është njoftuar në datën 15 nëntor 2022 për zhvillimin e kësaj zone minerare.
Zona e projektit ndodhet në vend të pabanuar, Babja është fshati më i afërt me zonën e projektit sipas dokumenteve dhe ndodhet rreth 1 kilometër në jugperëndim të saj, ndërsa fshati Spathar, i cili ndodhet 1.5 kilometra në verilindje të objektit.
Kompania nuk referon nëse ka tregues për potencialin e zonës në të cilën do të kryejë kërkim-zbulim ari por nënvizon se punimet gjeologjike-kërkuese do të kryhen në dy faza.
Faza e parë do të jetë kryerja e kërkimit të mineralit të arit, rivlerësimit gjeologjik të zonës, marrja e mostrave, përpunimi i tyre dhe vlerësimi i tyre për kalimin e fazës dy.
Ndërkohë në fazën e dytë do të zërë vend kryerja e punimeve gjeologjiko-zbuluese si kanale, puse, shpime, galeri, Këto punime do të kryhen për një afat 3 vjeçar.
Zona minerare numër 3/1 apo objekti Babje ishte parashikuar në planin vjetor minerar fillestar në vitin 2021 për t’iu nënshtruar procedurave konkurruese.
Ajo arriti të jepej vetëm vitin e shkuar pas shpalljes në datë 7 korrik 2022. Sipërfaqja e zonës në kilometra katror është 9500 dhe plani fillestar i investimit në dokumentet e Ministrisë ishte përcaktuar 24.7 milionë lekë.
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...