Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon zyrtarisht përjashtimin e Edi Ramës nga punimet e seancave të Kuvendit për shkak se sipas kësaj force politike kreu i qeverisë ka përdorur fjalor fyes seancën e javës së kaluar.
Në kërkesën e grupit parlamentar të LSI thuhet se, “Duke marrë shkas nga sjellja në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama i cili në seancën plenare të 29 marsit me një gjuhë prej rrugaçi përdori fjalor fyes, përçmues dhe poshtërues ndaj deputetëve të Kuvendit dhe qytetarëve të Shqipërisë ju drejtohet me këtë kërkëse për marrjen e masës disiplinore për përjashtimin e tij nga zhvillimet e punimeve të Kuvendit”.
Deri këtu nuk ka asgje të re, sa kohe që këtë nisme e paralajmëroi dy ditë më parë, Monika Kryemadhi përmes një konference për shtyp. Ajo që bie në sy është fakti se nga 19 deputetë të LSI-së (përfshi edhe ish-ministra të saj) vetëm 9 prej tyre e kanë firmosur kërkesën, raporton Mapo.al.
Kërkesa është firmosur nga: 1-Monika Kryemadhi; 2-Luan Rama; 3-Petrit Vasili; 4-Kejdi Mehmetaj; 5-Nora Malaj; 6-Silva Caka; 7-Endrit Braimllari; 8-Përparim Spahiu dhe Floilda Kërpaçi.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?