Ish- nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka reaguar sot në lidhje me kërkesën e policisë holandeze për kthimin e vizave për shqiptarët, duke thënë se përgjegjës kryesor për këtë është kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Ajo në një postim në Facebook kërkesën e policisë holandeze për kthimin e vizave për shtetasit shqiptar e quan lajm të zi.
Postimi i plotë:
Policia Holandeze kërkon kthimin e vizave për shqiptarët.
Sot në të gjitha mediat është shpërndarë lajmi i kërkesës së Policisë Holandeze për kthim të vizave për shqiptarët.
Ky lajm vjen brenda një muaji, kur Franca tërhoqi vëmendjen dhe thirri Ministrin e jashtëm Shqiptar për të njëjtën çështje.
Kur në parlament kam paralajmëruar se rritja e krimit dhe trafiqeve të drogës mund të rrezikojë lëvizjen e lirë, i forti i Tiranës përmes ministrit të tij të jashtëm e përjashtoi me nënqeshje.
Sot liria e lëvizjes është më e kërcënuar, dhe kjo do ishte “colpo di grazia” për një vend në dëshpërim, ku 56% e popullsisë duan të ikin, sepse nuk shohin perspektivë në tokën e tyre. Heqja e vizave ishte një ndër arritjet më të mëdha të kohës. Ishte ëndrra e një populli të izoluar në dekada.
Lajmi për rrezikun e kthimit të regjimit të vizave është i zi. Përgjegjësia për këtë kërcënim serioz ka përgjegjës vetë PM Rama, që ka hyrë në histori si i forti i Tiranës, që drogën e bëri politikë ekonomike të tij.
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...