Kryeministri Edi Rama ka folur në Forumin Strategjik në Bled për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian duke i dhënë mesazh të qartë Bullgarisë që të lejojë çeljen e bisedimeve.
Rama e nisi fjalën e tij me një batutë për euro-optimistin dhe euro-pesimistin ndërsa tha me bindje se nuk po kërkojnë licensë për të qenë europianë, pasi shtetet e Ballkanit Perëndimor janë europianë. Nuk mungoi kritika e tij për mbledhjet për të ardhmen e Europës duke thënë se është qesharake që shtetet që nuk janë anëtare nuk ftohen.
Rama: Më lini të përpiqem t’ju jap disa buzëqeshje në këtë atmosferë të zymtë sepse në Ballkan ka diçka që duhet ta ruajmë fort, ne mund të mund të buzëqeshim e të qeshim edhe kur vuajmë, gjë që pjestarët e BE nuk mund ta bëjnë. E kam fjalën për gjermanët. Dikush u afrua të takojë një euro optimist dhe europesimist dhe pyeti një eurooptimist se cila ishte pikëpamja e tij për zgjerimin. Ai tha, Turqia duhet të hyjë në BE nën presidencën e Maqedonisë së Veriut ose Shqipërisë. Europesimisti tha se të dyja do të hyjnë në BE kur presidencën ta ketë Turqia. Nuk e di kush është Vladimiri apo Ekstragoni, unë apo Zorani, por Shqipëria dhe Maqedonia janë si këto dy karaktere në dramën e Beketit. Njëra thotë “a do ikim?”, tjetri thotë “eja të ikim” dhe Beketi thotë se “askush nuk do të lëvizë”.
Beketi mund të shfaqet me ngjyra të ndryshme në BE, por ne jemi këtu për të luftuar se nuk po kërkojmë licensë për të qenë europianë, ne jemi europianë. Çfarëdo të mendojnë njerëzit në BE, ne jemi europianë dhe sinqerisht jam shumë mirënjohës kryeministrit këtu dhe Presidentit sepse më në fund, në këtë diskutim për të ardhmen e Europës, ne u ftuam. Është shumë dramatike dhe qesharake që të shohësh BE të angazhohet në diskutime për të ardhmen e Europës dhe ne nuk ftohemi. Së paku të ndryshojnë emrin se nuk ka asnjë të ardhme të Europës pa Ballkanin Perëndimor brenda BE. Nëse BE do të vazhdojë kështu, do të jetë mirë për ne, por edhe më keq për BE. Kjo jo sepse po i jap Ballkanit Perëndimor të gjithë peshën, por sinqerisht ju përmendët në fillesë etërit themelues dhe nëse do të çoheshin e të ndiqnin këtë diskutim, do mendonin “më mirë vdekur sesa gjallë”.
Nuk kam provë, por ç’e ardhme e Europës? Për çfarë po diskutojmë? Si puna e priftit në Kostandinopojë kur po shembeshin muret dhe flisnin për seksin e ëngjëjve? Më falni që tregohem kaq Ballkanik por kjo nuk e humbet ndjenjën e humorit dhe brenda tragjedisë. Të paktën këtu në Slloveni, ne mund të marrim disa nga koha që nuk na e kanë dhënë në diskutime për të ardhmen e Europës për kaq gjatë, ju lutem mos përmendni më faktorët e tretë se është qesharake. Nga një anë na thuhet “jeni të rëndësishëm për ne, ne do martohemi për ju”. Deri atëherë, as nuk flasim dot bashkë, por as nuk mund tu flisni të tjerëve. Kjo kërkon të testojë besnikërinë tonë, por nuk funksionon kështu. Nuk po flasim për tu bërë anëtarë. Kur të bëhemi anëtarë, Macron do të jetë duke shkruar kujtimet. Po flasim për çeljen e bisedimeve. I kërkoj presidentit të Bullgarisë, ju bullgarët bëhuni ballkanas, hapini rrugën bisedimeve, na lini të flasim me ta dhe më pas të dilni e të bëheni pengesa. E kuptuat mesazhin.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...