Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka komentuar shkurtimisht kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit të tij.
“Nuk keni parë gjë akoma”, tha ai për gazetarët pas daljes nga banesa e tij.
Pas një hetimi dypalësh mes Shqipërisë dhe Italisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkon Kuvendit autorizimin për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, aktualisht deputet i Partisë Socialiste.
Heqja e imunitetit nënkupton lënie dorë të lirë akuzës për të kërkuar në Gjykaten e Krimeve të Rënda arrestimin e ish-ministrit nga viti 2013 deri në marsin e 2017.
Prokuroria thotë se kjo kërkesë vjen në vijim të hetimit të nisur për veprat e trafikut të narkotikëve të kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore.
Burime të rezervuara i thanë Top Channel se në Tiranë kanë mbërritur ose mbrëmjen e të mërkurës, ose mëngjesin e të enjtes, dy dokumente të rëndësishme që si duket kanë vulosur kërkesën e prokurorisë ndaj Saimir Tahirit.
/ Top Channel
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...