Në intervistën e parë të dhënë pas mbylljes së procesit të numërimit për zgjedhjet e 4 gushtit, kryetari i ri i Bashkisë së Himarës, flet edhe për prioritetet e këtyre në këto tre vite të mandatit të tij.
Për Top Channel, Tavo ka një përgjigje edhe për kërkesën e Fredi Beleri, i cili nga burgu i kërkoi ndërtimin e një shkolle të mesme minoritare në Himarë.
Elda Menga: Ndërkohë një shkrim pas fitores tuaj e ka bërë dhe Fredi Beleri nga burgu ku ka pasur disa kërkesa për ju, duke nisur nga më kryesorja dhënia e titujve të pronësisë, ngritja e një shkolle të mesme për minoritarët në Himarë dhe ngritja e një shkolle turizmi.
Tavo: Çështja e dhënies së titujve është një angazhim personal i kryeministrit z.Rama ka nisur procesi i certifikimit të pronave dhe do përfundojë ditën që do ta marrë dhe banori i fundit i Himarës certifikatën e vet. Duke pasur parasysh çdo gjë tjetër që z.Beleri thekson padyshim që çdo gjë që është kompetencë e Bashkisë do vlerësohet dhe do zgjidhet konform ligjeve të shtetit shqiptar.
Menga: Kur të uleni në karrigen e kryetarit të bashkisë Himarë, cila do jetë detyra juaj e parë i juaji?
Tavo: Sigurisht prioritet është turizmi, ka dhe shumë punë të tjera që duhen zgjidhur, por turizmi është prioritet i prioriteteve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...