Kërcënimet ndaj prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu dhe ish-prokurores së Lushnjes, Merita Selimi ka shqetësuar ambasadën e SHBA-së dhe Delegacionin e BE-së në Tiranë.
Ambasada e SHBA theksoi në një reagim të saj se do të vazhdojë të mbështesë zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilët po luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar me guxim, si dhe janë gati të mbështesin përpjekjet e tyre.
“Një sistem drejtësie që funksionon pa frikë dhe kërcënime është kërkesë legjitime e popullit shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet për dhunë ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po punojnë për ta bërë Shqipërinë të sigurt, të begatë dhe më demokratike. Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcënime apo kanosje. Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilët po luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar me guxim, si dhe janë gati të mbështesin përpjekjet e tyre”, njoftoi ambasada.
Mbështetje të plotë ka shprehur edhe BE për zyrtarët që luftojnë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Delegacioni i BE-së në Shqipëri është thellësisht i shqetësuar për kërcënimet e bëra ndaj autoriteteve të drejtësisë që punojnë çdo ditë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare për të hetuar me shpejtësi këto kërcënime dhe për të mbajtur përgjegjës autorët. BE-ja mbështet plotësisht të gjithë zyrtarët që punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, dënon çdo formë sjelljeje kërcënuese ndaj tyre dhe vazhdon të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit të së drejtës”, njoftoi Delegacioni i BE-së.
Kujtojmë se rrëfimi i Artan Tafanit përballë drejtësisë për krimet e kryera nga e ashtuquajtura banda e Laert Haxhiut në Lushnjë, nxori në dritë një plan për eliminimin fizik të prokurores së posaçme, Doloreza Musabelliu.
Ndaj kësaj të fundit janë shtuar masat mbrojtëse me kërkesë të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani. Në mbrojtje është marrë edhe ish-prokurorja Selimi./tvklan.al
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty