Zbulohet një skemë abuzive e legalizimeve në Durrës, ku të implikuar janë disa zyrtarë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se është ndaluar ekonomisti pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës si dhe janë shpallur në kërkim Zv/ Drejtori dhe Specialisti.
Pas një hetimi disa mujore, në kuadër të goditjes së veprave penale kundër evazionit fiskal në zonat turistike, u ndalua shtetasi me inicialet R.K., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë ekonomist. Këta persona akuzohen se kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentet dy shtetas për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.
Ndërkohë, po punohet për kapjen e shtetasve me inicialet A.J., 42 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Zv/Drejtor pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës si dhe F.R., 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë specialist pranë Kadastrës.
Tre shtetasit e mësipërm janë proceduar për veprat penale “Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi të detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumentave” parashikuar në nenet 259, 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.
Personat më lart kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat shtetasit Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës dhe E.S., 39 vjeç, banues në Berat, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda” parashikuar në nenin 134/3 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./BW
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë