Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kreu i PD-së dhe opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha u shpreh se asgjë nuk mund ta shpëtojë kreun e qeverisë nga përgjegjësia që ka për keqmenaxhimin e krizës së pandemisë.
Basha tha se jemi i vetmi vend në rajon që në kohë sfidash paratë e shqiptarëve i çon te një grusht njerëzish, e krahas përgjegjësisë politike, kryeministri do të mbajë edhe përgjegjësi penale.
‘Asgjë nuk mund ta justifikojë apo shpëtojë Ramën nga përgjegjësia që ka për keqmenaxhimin e krizës së pandemisë. Për mos mbajtjen e premtimeve, për tenderat sekret, etj, të njëjtën gjë bëri edhe me tërmetin.
Asgjë se shpëton nga përgjegjësia para qytetarëve. Jemi i vetmi vend në rajon që në kohë sfidash paratë e shqiptarëve i çon te një grusht njerëzish.
Ky mirë që s’dëgjon e nuk di planin për të dalë nga kriza por ky nuk dëgjon as shqiptarët. Në kushtet kur edhe një herë i parashtrojmë një plan me 5 pika për qytetarët, jo për ne, e ka për detyrë ta zbatojë , në kushtet e neglizhencës, e shpërfilljes, mos dëgjimit të zërit të njerëzve, ju siguroj që përgjegjësia nuk do të jetë politike, për të cilën do të përgjigjet një më një, por edhe penale. Këtë unë ju garantoj sot’, theksoi gjatë fjalës së tij, kreu i opozitës së Bashkuar, Luzlim Basha.
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...