Kalaja e Skënderbeut, ndodhet në Kepin e Rodonit, një rrip toke në formë gadishulli që futet në brendësi të detit Adriatik ne Shqipërinë e Mesme.
Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug. Kepi i Rodonit është kepi më i madh në Shqipëri, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e rrumbullakëta që e rrethojnë krejt kepin.
Princi Karl Topia dëshironte ta kthente këtë vend në një kantier detar, ndërsa heroi ynë kombëtar Skënderbeu duke synuar të kishte një dalje të afërt në det ngriti këtu një kështjellë, shkruan shqiperiaime.al
Kjo kala filloi të ngrihej mbas rrethimit të parë të Krujës
Në vitin 1500 kalaja u pushtua nga Venediku.
Si rezultat i veprimtarive gërryese të ujërave të detit një pjesë e mureve janë zhytur nën ujërat e Adriatikut.
Sot vizitorët mund të shikojnë muret e jashtme të anës së djathtë, të cilat përfundojnë me një kullë të rrumbullakët. Pranë kalasë ndodhen edhe rrënojat e Kishës së Shën Pjetrit, të cilat konsiderohen nga banorët si vend i shenjtë.
në vitin 1450 dhe mendohet se përfundoi rreth vitit 1452. Muri i kështjellës së Rodonit arrinte në një gjatësi prej 400 metrash dhe në kulmet e saj kishte kulla të rrumbullakëta.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...