Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga foltorja e Kuvendit i është drejtuar opozitës me thirrjen për të votuar projektrezolutën e PS antikorrupsion.
Duke iu drejtuar shqiptarëve Rama tha se korrupsioni është ende i pranishëm në vend dhe se ndaj është propozuar kjo pr/rezolutë.
“Kundërvënia jonë me vizion, reforma dhe heqjen dorë nga kontrolli politik i drejtësisë ka nisur ta zmbrapsë korrupsionin pot nuk e ka mundur, dhe është fenomen shqetësues. Ndaj sot vijmë në parlament me këtë nisëm. Kjo forcë politike në qeveri jo vetëm që nuk ika lodhje me pushtetin, por ka një fuqi të brendshme për ndryshimin e vendit, dhe e bën të jetë opozita serioze e vetvetes.
Të dytën e kam për deputetët jashtë PS, thirrja ime është votojeni sot dhe po nuk e gjetët këtë forcë, mos e botojeni nesër… Sa herë që u kam thënë në këtë sallë kthejuni memories… jo se jam më i zgjuar dhe i zoti se ju, por sepse ju s’keni dashur ta mësoni se vendimmarrjet me shikimin deri te hunda jote, rrugën e shkurtër e bëjnë pafundësisht të gjatë, ndaj ne jemi këtu e ju atje, shëndet me mend në kokë uroj se keni ende shumë për të parë. Flamuri i Shqipërisë do jetë gati të ngulet në oborrin e BE, në Bruksel”, tha Rama mes të tjerash./TCh
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...