Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar e Partisë Socialiste në Fier, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon. Ai ka theksuar se vendi ynë doli nga Lista Gri, ndërkohë u futën Kroacia dhe Bullgaria.
Sipas Ramës, fakti që Shqipëria nuk është më në Listën Gri forcon më shumë reputacionin e vendin dhe rrit më shumë besueshmërinë.
“Inflacioni ka qene një tjetër problem shumë i madh. Nuk e them unë, e thonë të gjithë dokumentat e institucioneve ndërkombëtare. Shqipëria ka sot inflacionin më të ulët në rajon dhe në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe e ka inflacionin sot nën mesataren e BE. Aktualisht, jemi nga shtatori i 2023 me 4. 1 përqind dhe sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni vitin e ardhshëm do të rikthehet në normalitetin e përpara krizës midis dy dhe katër. Përpara pak ditësh, Shqipëria doli nga lista e gri me vlerësime të larta për të gjithë punën e bërë. Lista gri është listë ku futen vende të cilat kanë problematika me qarkullimin e parasë, me pastrimin e parave e me radhë, por është një proces. Për shembull, doli Shqipëria nga Lista Gri, u fut në Listën Gri Kroacia dhe Bullgaria. Pra, nuk është fundi i botës të jesh në Listën Gri, por është shumë më mirë të mos jesh sepse kjo forcon më shumë reputacionin e vendin dhe kjo rrit më shumë besueshmërinë dhe qarkullon më lehtësisht qarkullimin e parasë”, tha Rama./abcnews.al
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...