Një euro këmbehet sot me 99.95 lekë, duke rënë për herë të parë poshtë kufirit të 100 lekëve.
Prej disa muajsh, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në kursin e këmbimit valutor për të mos lejuar rënien e monedhës europiane poshtë vlerës së 100 lekëve, por kjo barrierë u thye sot. Aktualisht, kursi euro-lekë është në rënie me afërsisht 3.8% krahasuar me një vit më parë.
Nga kjo rënie, dëmtohen emigrantët që sjellin euro në atdhe, para që sot kanë një vlerë më të vogël. Ndërkohë, përfitojnë shtetasit që i kanë të ardhurat në lekë dhe kredinë e paguajnë në euro.
Historikisht, presionet sezonale mbi kursin arrijnë nivelin maksimal mes fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit, megjithëse në dy vitet e fundit ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë dhe disa valë paniku afatshkurtra që kanë përfshirë tregun e kanë thyer disi dinamikën normale të tregut.
Ndërkohë, një dollar amerikan këmbehet sot me 31.47 lekë, ndërsa paundi britanik vazhdon të ketë vlerë të lartë, duke u këmbyer me 116.66 lekë./tch
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...