Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
Në këtë takim u diskutua për çështjet penale që ndërlidhen me bashkëpunimin juridik ndërkombëtarë, sfidat për ekstradimin dhe dërgimin e ekspertizave jashtë vendit, me ç’rast U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka kërkuar që këto raste të trajtohen me prioritet për të ngritur edhe imazhin e Prokurorit të Shtetit karshi institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Çështje tjetër me rëndësi që u diskutua në këtë takim ishte edhe kontrollet-bastisjet në procedurat hetimore. Poashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për ekipet e përbashkëta hetimore, të cilat krijohen nga kryeprokurorët e prokurorive që përfshinë çështjet komplekse hetimore e që kërkohet bashkëpunim dhe ekspertizë përkatëse nga institucionet tjera ligjzbatuese. /Arbresh.info
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...