Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj i ka bërë thirrje sot Kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqje.
Duke iu referuar ngjarjeve të fundit për arrestimin e trafikantit të drogës Moisi Habilaj në Itali dhe fakteve të publikuara nga mediat italiane, Mehmetaj thotë se kryeministri ka koment për çdo gjë por nuk ka thënë asnjë fjalë për Habilajn dhe kushëririn e tij.
“Hetuesit italianë dhe media aty kanë folur e shkruar gjatë për sasinë e jashtëzakonshme të drogës që është prodhuar dhe trafikuar nga Shqipëria dhe mbi të gjitha për lidhjen e trafikantëve me policinë e shtetit dhe ministrin e kryeministrin. Kryeministri ra! Të japë dorëheqjen përpara se populli ta heqë pa mëshirë nga ajo karrige që e mban ulur vetëm krimi e droga.” – shkruan ndër të tjera Mehmetaj.
Inxhinieri gjen mesazhin 132-vjeçar në shishe
Keni vazhdimisht të ftohtë? Këto janë arsyet e mundshme pse ...
Po rikthehet modeli legjendar Toyota Celica
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë